Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBerat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën...

Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën greke

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merkatos së verës 2026.

Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.      

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments