HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBeratasi Polizoi Arbri ka ende nostalgji për Vllazninë

Beratasi Polizoi Arbri ka ende nostalgji për Vllazninë

Mbrojtësi beratas Polizoi Arbri ndonëse ka zhvilluar vetëm një sezon me Vllazninë, ende duket i dashuruar me këtë skuadër dhe me ngjyrat kuqeblu.

Ditën e sotme ai ka publikuar një status në rrjetin social facebook duke kujtur momentin kur prezantohej në Shkodër dhe jo më kot shkruan:

“Goditja e rradhës nga Vllaznia”. Dikush nga tifozët i shkruan duke i shprehur dëshirën për ta parë ndoshta si trajner i kësaj skuadre, por sërish Arbri reagon duke thënë:

“E keni më të mirin dhe mbajen fort, Ernest Gjokën”.

Pikërisht me këto shprehje, ai do të thotë se thjesh i ka mbetur nostalgjia për ekipin shkodran.

Për fatin e tij të keq, karriera e tij u ndërpre shpejt për arsye të dëmtimeve sepse nuk do përjashtohej mundësia që ai të rikthehej sërish në “Loro Boriçi” për të luajtur me Vllazninë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments