Kjo e shtune do te dhuroje nje sfide shume interesante, te vlefshme per javen e 14-te te kampionatit te Superliges ne basketboll per meshkuj. Do te ndeshen me njera- tjetren dy skuadrat e kreut, Teuta dhe Beselidhja.
Kjo e fundit eshte surpriza e madhe e ketij sezoni sepse vjen nga kategoria e pare, nderkohe qe po ben gjithçka mire ne kampionat, mes skuadrave me shume emer dhe tradite dhe per momentin ka pike te barabarta me durrsaket, nga 23 secila.
Ndeshja e se shtunes do te luhet ne Tirane ngaqe siç dihet Lezha nuk ka nje pallat sporti dhe pikerisht per kete arsye, ka filluar edhe organizimi i tifozeve te Beselidhjes per ta mbeshtetur skuadren ne kete takim shume te rendesishem qe do te vendose edhe per fatin e kreut te renditjes.
“Te dashur miq: diten e shtune date 4 Mars 2023 ora 18:00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” Tirane, zhvillohet ndeshja e basketbollit Beselidhja – Teuta. Ne emer te te gjithe sportdashesve Lezhjanë do kerkoja mbeshtetjen dhe kontributin fizik e te gjithe tifozeve tane”- shkruhet ne njoftimin e bere.
Lezhjanet qe siç dihet drejtohen nga trajneri i njohur shkodran Afrim Bilali, njekohesisht edhe trajner i kombetares shqiptare, thuajse e kane siguruar pjesmarrjen ne play-off, por kuptohet qe synojne shume me teper. Menyra si po luajne dhe investimi qe eshte bere, ua ka shtuar oreksin dhe tashme tek Beselidhja duan edhe titullin kampion. Gje qe nis nga e shtuna ndaj Teutes…/SHKODRA-SPORT.COM/