Beselidhja prej pak ditesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri. Sigurisht shume e vonuar ne krahasim me skuadrat e tjera, por edhe per kohen e startit te kampionatit, megjithate trajneri Dritan Smajli bashke me lojtaret po mundohen te bejne me te miren e mundshme.

Nderkohe diten e sotme lezhjanet do te zhvillojne edhe nje test kontrolli. Ata do te luajne nje miqesore ndaj skuadres debutuese ne kategorine e dyte kete sezon- Basanias.

Kjo e fundit i ka nisur qe ne korrik pergatitjet dhe nderkohe ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqesore duke fituar ndaj rivaleve te tyre ne kampionat, Terbuni, Ilirise dhe Veleçikut dhe sigurisht qe do te tentojne te paraqiten mire edhe kunder Beselidhjes.

Ndeshja do te luhet duke filluar nga ora 16:00 ne stadiumin e qytetit te Lezhes dhe do te jete nje test i mire per te dy skuadrat dhe per trajneret Smajli e Lika per te pare gjendjen e tyre vetem pak dite para startit te kampionatit.

Ky i fundit ndeshjet e javes se pare do t’i luaje me 21 shtator dhe ne hapje te tij Beselidhja do te prese ne Lezhe Albanet, ndersa Basania do te luaje ne transferten e Vores kunder ekipit Adriatiku./www.shkodrasport.com/