Tifozët shkodranë janë më shumë se kurrë këto vitet e fundit të entuziasmuar nga ecuria e Vllaznisë. Ndonëse jo të pranishëm në stadiume, ata janë duke iu gjendur pranë skuadrës si në stërvitje, por edhe në transferta.
Edhe dje ka ndodhur kështu, teksa një numër i konsiderueshëm tifozësh kishin udhëtuar edhe drejt Ballshit për ta mbështetur. Dhe njëri ndër ta ka qenë edhe humoristi i njohur Besnik Çinari.
Ai ka falenderuar Zotin që pas golit të Ardit Hoxhajt në minutën e 95-të, bashkë me Hekuranin dhe miq të tjerë të tij, nuk ka pësuar ndonjë infarkt.
Ndërkohë, sot sigurisht më i qetë dhe më i lumtur që Vllaznia vazhdon të fitojë dhe të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit, enkas për “Shkodra Sport” ka shkruar disa vargje të cilat po i publikojmë më poshtë:
Vllazni e Shkodres ka marr turr,
Bravo i qoft nuk asht von kurr,
Vllaznia e Shkodres mush me burra
kundershtarve po ju peshton shurra.
Vllaznia tash e ka rrit shtatin,
me ne ktrye Brdariçin dhe Djarmatin.
Kundershtarve ju ka shti tmerrin
Me Voltanen dhe Alban Xheferin.
Ti Vllazni do arrish majen
sa t’kesh n’krah Ardit Krajen.
Gjithe tifozat shperthejn ne lot
VLLAZNI, EMRI MA I BUKUR NE BOTE.