Projekti i nisur në janar të këtij viti tek Vllaznia e volejbollit të femrave, është mbyllur ende pa filluar mirë. Besnik Lisha ka vendosur të japë dorëheqjen pas problemeve të krijuara në këtë ekip, por nga ana tjetër, ka gjetur menjëherë vendin tjetër për të vazhduar projektin e tij.

Prej disa ditësh ai ka marrë drejtimin e ekipit të Skënderbeut, madje duke marrë me vete edhe tre volejbolliste të Vllaznisë, pikërisht Petëzën, Kirin e Preçetajn. Në një prononcim të dhënë për mediat ne Korçe, Lisha ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi të transferohej në Korçë dhe cilat janë synimet e tij me këtë ekip.

“Se pari dua te falenderoj klubin Skenderbeun, shefen e tij Tatjana Marashi te cilen e kam shoqe sepse kemi mbaruar shkollen sebashku shume vite me perpara. Ajo me ka krijuar te gjitha kushtet e mundshme per te punuar, prandaj jam krejt i qete dhe me pelqen te punoj ne kete qytet dhe kjo me ben te jap 110 per qind te mundesive te mia per ta bere siç duhet kete pune qe kam marre persiper.

Korça eshte vendi i duhur per te punuar, edhe per qetesine me te cilen punohet, edhe per afersine qe na japin. Besoj se kemi per te bere disa gjera te bukura, por koha ka per ta vertetuar me mire. Tre volejbollistet shkodrane qe kane ardhur tek Skenderbeu, kane per ta ndihmuar shume kete ekip.

Me to kemi per te patur nje ekip shume te forte dhe konkurrues me ekipet e tjera pretendente. Tre volejbollistet shkodrane kane per te sjelle diçka te veçante tek ekipi i Skenderbeut”- ka thene trajneri tashme i Skenderbeut Besnik Lisha.

E ndërsa trajneri Lisha dhe pesë lojtare tashmë janë larguar, ende nuk është e qartë se me kë do të përfaqësohet Vllaznia e volejbollit në sezonin e ri që pritet të startojë pas një muaji.