Në emisionin “Sport Focus”, trajneri Ditmir Bicaj analizoi ecurinë e Vllaznisë në kampionat, duke e cilësuar skuadrën si një nga surprizat pozitive të këtij sezoni.
Performanca e javëve të fundit ka ndryshuar perceptimin për ekipin, i cili ka arritur të gjejë stabilitet dhe ritëm në lojë, sipas tij.#
Bicaj u ndal te ndikimi i stafit teknik dhe mënyra se si është ndërtuar fryma e re brenda skuadrës.
Puna e trajnerit dhe menaxhimi i grupit kanë sjellë energji të freskët, disiplinë në fushë dhe besim te lojtarët, elementë që po reflektohen drejtpërdrejt në rezultate.
Gjithashtu u ndal dhe te mentaliteti i tifozërisë shkodrane. “Entuziazmi i madh pas fitoreve rresht shihet si një forcë e madhe për skuadrën, por edhe si një rrezik potencial nëse kthehet në presion për lojtarët”- është shprehur Bicaj.


