Kampionatit shqiptar i është rritur vlera vitet e fundit. Superioria ka filluar të pasqyrohet edhe në mediat e huaja.

Italiania “Tuttomercatoweb”, i ka kushtuar një material të veçantë Superiores, ku flet për ecurinë e kampionatit.

“Kampionati shqiptar/ Kryesuesja Skënderbeu, bie në Shkodër”, kështu e ka titulluar materiali e kësaj jave ky portal.

“Ka  ‘rënë’ Skënderbeu në javën e 27-të të Kampionatit në Shqipëri. Skuadra korçare u mund 2-0 në Shkodër, duke lënë Kukësin që t’i afrohet”, shkruan ndër të tjera “Tuttomercatoweb”. /Newsport/