Juventusi ka publikuar bilancin për sezonin 2024-2025, i analizuar nga TMW. Pavarësisht të ardhurave rekord (529.6 mln €), klubi bardhezi e mbyll me humbe prej 58.1 mln € (-50 mln € pas taksave) dhe rezultat operacional negativ prej 29.9 mln €.
Një përmirësim i madh krahasuar me -175.4 mln € të sezonit 2023-2024. Nga këto të ardhura, 75.3 mln € vijnë nga kthimi në Champions League dhe 27 mln € nga pjesëmarrja në Botërorin për Klube. Pa këto kontribute, bilanci mund të përkeqësohej, përveç nëse bëheshin shitje të rëndësishme.
Juventusi është gjithashtu nën hetim nga UEFA për shkelje potenciale të “Fair Play Financiar”. UEFA ka nisur procedimin për periudhën 2022/23-2024/25, duke përfshirë edhe rastin e njohur si ‘carta Ronaldo’, me vendimin e konfirmuar më 12 janar 2026./telesport/