HomeKRYESOREBinjaku i Stiven Shpendit e nis me gol: Po e kaloj mirë...

Binjaku i Stiven Shpendit e nis me gol: Po e kaloj mirë faktin që nuk është vëllai aty, dua ta ndjek

Stiven Shpendi dhe Kristian Shpendi janë dy vëllezërit binjakë që mbyllën një sezon shumë të mirë në Itali me Çezenën.

Pak ditë më parë, Stiveni u transferua në Serinë A te Empoli ndërsa Kristiani ditën e djeshme ka shënuar në ndeshjen e parë me Çezenën.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për transferimin e vëllait të tij duke shtuar se është një lojtar hapat e të cilit do të donte që të ndiqte. Sa i përket aspektit personal, Shpendi u shpreh se është koha të marrë përgjegjësi.

“Jam i lumtur që e kam nisur me gol ndeshjen e parë zyrtare. Përgjegjësia është pjesë e kësaj pune dhe unë jam i lumtur të marr.

Mund të kisha shënuar edhe një gol të dytë në pjesën e dytë, por e rëndësishme është që ia dolëm. Mungesa e Stivenit? Po e jetoj mirë faktin që nuk është aty: do ta ndjek dhe jam i lumtur për të”, tha Shpendi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments