Ishin Paul Pogba e Marcus Rashford ata që ideuan dhe realizuan golin e triumfit në përballjen e zjarrtë ndaj Tottenham, por protagonisti kryesor i ndeshjes nga radhët e Manchester United ishte portieri David de Gea. Ylli spanjoll është etiketuar nga komentatorët dhe lexuesit në rrjet si një monstër i vërtetë.
https://twitter.com/OptaJoe/status/1084517060330352642/photo/1
Njëlloj sikur të kishte brenda vetes tre mbrojtës, David de Gea, referuar statistikave të Opta Joe ka realizuar plot 11 shpëtime të portës së “Djajve të Kuq” përballë Tottenham Hotspur. Është pikërisht ky numri më i madh i pritjeve vendimtare të realizuara në një ndeshje të ligave elitare, pa pësuar gol. I pamposhtur.
https://twitter.com/OfficialFPL/status/1084515213368590336/photo/1
“Fituam ndeshjen kundër një ekipi pretendent. Kontrolluam takimin gjatë pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ata patën disa raste. U ndjeva shumë mirë në dy shpëtimet e parë, ishte një ndeshje e shkëlqyer. As që i mbaj mend disa prej pritjeve, ndaj nuk mund të zgjedh më të mirën. Trajneri ka afruar në ekip kënaqësi, futbollistët po luajnë mirë dhe skuadra është humë e fortë tashmë. Ky është Manchester United i vërtetë”, deklaroi vetë De Gea pas fitores 0-1 ndaj Tottenham./telesport/