Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBjorn Kaipers rrëfehet si e paralajmëroi Kielinin para finales Angli-Itali: I thashë...

Bjorn Kaipers rrëfehet si e paralajmëroi Kielinin para finales Angli-Itali: I thashë të mos protestonte, përndryshe…

Gjyqtari holandez, Bjorn Kaipers vendosi drejtësi në finalen e Kampionatit Europian në 11 korrik, në sfidën Angli-Itali.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Kaipers rrëfen se si e përjetoi kur mori vesh lajmin se do të arbitronte finale si dhe tregon një episod mjaft interesant me kapitenin e Italisë, Xhorxhio Kielinin.

“Ishte momenti më emocionues i jetës sime, gjithmonë kam dashur të gjykoj finalen e një Kampionati Evropian. Kur më thanë se do të drejtoja atë ndeshje ishte momenti më emocionues i jetës sime. Momenti më i mirë i mbrëmjes ishte kur hymë në fushë: stadiumi ulërinte, himnet dëgjoheshin, gruaja ime, dy fëmijët e mi dhe babai im ishin në tribuna.

Episodi me Kielinin- Para finales, Kielni dhe unë po bënim nxemjen, ai erdhi tek unë dhe më uroi fat si dhe më uroi . Përfitova nga rasti për t’i shpjeguar që të mos fillonte të protestonte, sepse nëse dua, mund të jem i ashpër. Ai u kthye dhe më tha se foli me të gjithë lojtarët. I përsërita të njëjtat gjëra Kejnit, duhet të them se si italianët ashtu edhe anglezët bënë shumë mirë në fushë”, u shpreh gjyqtari anglez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments