Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen e vështirë ndaj Vllaznisë. Tekniku ka besim se nga kjo ndeshje skuadra nuk do të dalë pa tri pikë dhe konfirmoi se Beqja dhe Kallaku nuk do të jenë gati. Shkëmbi foli edhe për kundërshtarët e këtij sezoni për në Europë.

Ne nje interviste per “Panorama Sport” ai ka folur edhe ne lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise per te cilen ka thene:

“Vllaznia është një ekip me te cilin kemi zhvilluar një miqësore. E dimë shumë mirë që është një skuadër e vështirë. Në këto tri javë të para të kampionatit, Vllaznia ka treguar se luan mirë futboll, por dhe një ekip që vrapon dhe një skuadër kompakte dhe normalisht do ta kemi të vështirë.

Pavarësisht kësaj, ne kemi punuar gjatë gjithë javës me mendimin për ta mundur Vllazninë të bëjmë një ndeshje të mirë, por shpresoj që të na ndihmojë edhe pak fati”.

Nderkohe, sipas statistikave Teuta nuk njeh humbje ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana”. Trajneri Shkembi nuk e ka shume mendjen tek statistikat por shpreson qe keto shifra te thellohen edhe me tej, prandaj shton:

“Në fakt, nuk e dija, por shpresojmë të vazhdojë këtë ritual, duke fituar kundër Vllaznisë, pasi është shumë e rëndësishme dhe për pikët, por dhe për ecurinë që do të kemi gjatë kësaj faze, pasi do të na presin pas çdo jave ndeshje të vështira”.