Kevin Prins Boateng është një futbollist i cili ka shëtitur kampionatet me prestigjioze në Europë dhe ka luajtur për disa nga klubet më të mëdhenj.

Por gjatë kësaj karrierë të gjatës, sulmuesi i Fiorentinës ka parë edhe se si është transformuar futbolli në një biznes fitimprurës dhe ka hequr pak nga kënaqësia e lojës, siç ka treguar vetë në një intervistë për “Bild”.

“Futbolli është vetëm një biznes dhe ne jemi vetëm shifra. Nëse nuk luan mirë, të zëvendësojnë, nuk ka më besnikëri dhe kjo është e trishtueshme. Duhet bërë një sondazh mes lojtarëve: sa prej tyre janë të lumtur kur shkojnë në stërvitje? Sa prej tyre argëtohen?

Për ne profesionistët futbolli është një punë, jemi të mirëpaguar, por kjo rrit trysninë. Sa më përket mua, ka momente në të cilat argëtohem, në të tjera më pak. Më parë nuk ishte kështu, argëtohesha gjithmonë”, tha futbollisti i cili në karrierë ka luajtur për klube si Totenhem, Borusia Dortmund, Milan, Shalke apo edhe Barcelona.

Nuk munguan kritikat ndaj të rinjve, pasi sulmuesi 32-vjeçar mendon se nuk kuptojnë ende futbollin dhe rrëmbehen nga fitimet dhe fama e tepërt, edhe pse ai ka qenë vetë mes futbollistëve të tillë. “Disa prej tyre në moshën 19-vjeçare nisin Mercedes, nuk bëjnë shumë për t’u përmirësuar, asnjë stërvitje ekstra.

Luajnë me PlayStation, pastaj shohin rrjetet sociale dhe janë të fundit që mbërrijnë në stërvitje, Futbolli ka ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar personat që janë brenda tij”, tha Boateng. /vipsport/