HomeBOKSBoksieri kosovar Fisnik Muharremi pjesë e Vllaznisë?!

Boksieri kosovar Fisnik Muharremi pjesë e Vllaznisë?!

Në përgatitjet e ekipit të Vllaznisë për kampionatin kombëtar të boksit që zhvillohet muajin e ardhshëm, duket se ka edhe një emër të ri. Bëhet fjalë për boksierin kosovar Fisnik Muharremi. Ai ka qenë pjesë e skuadrës në përgatitjet trejavore që ka bërë në Zogaj dhe kësisoj pritet të konkurrojë me ekipin shkodran në kampionat.

Ai konkurron në peshat e rënda megjithatë duhet parë nëse vërtetë do jetë pjesë e Vllaznisë apo jo. Kjo gjë do të saktësohet brenda pak ditësh. Ekipi shkodran do të kërkojë me çdo kusht që të fitojë titullin kampion sivjet, titull ky që do të ishte i 21-ti për të dhe për këtë arsye, padyshim që edhe përforcime të tilla janë të domosdoshme.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments