Humbja në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, përsëri me përmbysje, kësaj radhe ndaj Atletico Madridit, pritet t’i kushtojë me vendin e punës trajnerit Ernesto Valverde.
Sipas mediumit spanjoll, “Rac 1”, drejtuesit e Barcelonës kanë caktuar një takim emergjent të hënën.
Aty pritet të vendoset për shkarkimin e Valverdes.
Pavarësisht durimit të vazhdueshëm nga ana e klubit blaugrana, Valverde nuk ka arritur të tregojë veten pikërisht në sfidat kryesore, kështu që duket se kësaj radhe shkarkimi është i paevitueshëm.
Ndryshe, Barcelona ishte në epërsi deri në minutat e fundit sonte ndaj Atleticos, mirëpo një shthurje e pabesueshme e ekipit, sidomos e mbrojtjes katalunase, bëri që madrilienët të shënojnë dy herë për të shkuar në finale, ku takohen me Real Madridin.
Kujtojmë që me përmbysje, Valverde u eliminua dy herë në dy edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Roma e përmbysi nga 4:1 në 3:0 dhe Liverpooli nga 3:0 në 4:0.