Vllaznia është gati për të nisur rrugë timin në Konferencë Ligë. Turi i parë i vendos përballë Shiroki Brijeg, ndeshje e cila do të luhet në Bosnjë prej orës 21:00. Shkodranët besojnë te kualifikimi dhe optimizmi kuptohet edhe prej intervistës së dhënë nga drejtuesit kuqeblu.
Për sa i përket formacioneve zyrtare. Vllaznia do të ketë thuajse të njëjtin “look” sot në Bosnjë, për të nisur aventurën në Konferencë Ligë. Ndryshimi i vetëm do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku aktivizohet titullar Bulatoviç. . Pjesa tjetër e formacionit është ajo që mbylli sezonin e fundit, nga porta në sulm.
Vlen të theksohet fakti se reparti ofensiv formohet nga treshja, Kruja-Hoxhaj dhe Dilaver, ndërkohë që në stol ndodhen Latifi dhe Da Silva.
LIVE/ SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 1-0
Staniç 43′
KOMENTI LIVE
Mbyllet pjesa e parë! Vllazni e vakët në pjesën e parë, përjashtuar një rast të Ardit Hoxhajt me kokë. Boshnjakët pozicional dhe mjaft të rrezikshëm në daljet para.
45′ Minuta të mira për Vllazninë, Hoxhaj humbet një tjetër rast të artë brenda zonës duke fituar vetëm goditje nga këndi.
43′ Gol Shiroki 1-0/ Staniç nuk gabon nga pika e 11-metërshit duke mposhtur portierin Zogoviç i cili nuk e kupton krahun e gjuatjes.
42′ Kapiteni Gurishta ndal me faull sulmuesin boshnjak. Për gjyqtarin është penallti i cili gjithashtu ndëshkon dhe Gurishtën me karton të verdhë.
39′ Brdariç duket mjaft i nervozuar, nuk është dakord me asnjë vendim të gjyqtarit të ndeshjes.
38′ Vllaznia tenton të dalë shpejt para, por Hoxhaj ndalet me faull në mesfushë.
36′ Minuta të mira për vendasit, në pesë minutat e fundit kanë arritur të zotërojnë 80% të qarkullimit të topit.
33′ Shkodranët të mbyllur në mbrojtje në këto minuta, mesfusha nuk arrin të bëjë asnjë dalje para.
29′ Momente paniku në fushë, Bulatoviç përplaset keq me Ikiç teksa futbollisti i Vllaznisë ndëshkohet me karton të verdhë. Në fushë vjen ndihma e mjekëve.
28′ Përsëri vendimtar Zogoviç, pritje vedimtare duke i mohuar boshnjakëve një gol të sigurt.
26′ Mjaft i ashpër gjyqtari i sfidës, Matjunin. Pas Krymit, ndëshkon dhe trajnerin Brdariç për protesta.
24′ I vëmendshëm Mevlan Adili, largon në goditje këndi një top të rrezikshëm në zonë.
21′ Dalje e shpejt e Shirokit, por aksioni ndërpritet shpejt pas një pasimi të gabuar në zonën e shkodranëve.
18′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në goditjen nga këndi.
17′ Ndeshje mjaft me ritëm, dyja skuadrat kërkojnë me ngulm golin e avantazhit me kundërsulme duke lënë hapësira të mëdha në prapavijë.
15′ Përgjigjet Vllaznia, Ardit Hoxhaj humbet një shans të artë duke goditur keq me kokë pasi ndodhej i vetëm në zonën kundërshtare.
13′ Super Zogoviç! Portieri i shkodranëve bën heroin dhe shmang një gol të sigurt.
11′ Momente të mira për vendasit, boshnjakët mjaft aktiv me kundërsulme kërkojnë me ngul golin e avantazhit.
8′ Çfarë rasti humbet Shiroki! Një dalje e shpejtë nga krahët nxjerr sulmuesin Vujinoviç përballë portierit, por nuk arrin dot të devijojë topin në rrjetë.
7′ Provojnë rrezikshëm boshnjakët, Zogoviç është i vëmendshëm dhe neutralizon një top të rrezikshëm në zonë.
4′ Provon rrezikshëm Bulatoviç me një gjuajtje nga jashtë zone, por portieri vendas Miskiç pret pa problem.
3′ Kapiteni shkodranëve Gurishta luan mjaft mirë me topin në krahun e majtë, por kuptohet ideja e tij dhe topi del në rivënie anësore.
1′ Starton sfida, Shiroki luan topin e parë në mesfushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shiroki Brijeg: Miskiç, Mediç, Obsivaç, Juriç, Culjak, Begiç, Vukoja, Staniç, Ikiç, Jurilj, Vujinoviç. Trajner: Toni Karaçiç
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, A.Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç (në dispozicion: Qarri, Shima, Paloka, Latifi, Durdeviç, Smajli, Fangaj, Kalaja, Radovani, U.Hoxha, Da Silva, Çoba)
Gjyqtarë: A.Matjunin, V.Dançenko, D.Mosjakin (Rusi);