Nehar Sadiki, mbrojtësi i Erzenit, e ka cilësuar si të merituar plotësisht barazimin e sotëm ndaj Partizanit. Futbollisti i skuadrës shijakase mendon se ky është një sinjal që tregon se ky ekip nuk dorëzohet kurrë.
“Të thëm të drejtën ndeshja ishte mjaft e vështirë. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe pastaj ia falëm vetë golat kundërshtarit. Ne nuk u dorëzuam deri në minutën e fundit dhe nuk morëm falas asgjë, morëm atë që merituam.
Koha nuk ishte aq e mirë, normalisht kur shkëputesh nga loja për 10 minuta nuk je në atë ritëm si më parë. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të tregojmë karakter non stop dhe të bëjmë në fushë maksimumin.
Erzeni ka karakter të fortë e nuk dorëzohet asnjëherë, deri në momentin e fundit kur arbitri të mbarojë ndeshjen. Ne nuk dorëzohemi në asnjë moment.
Jemi shumë të gëzuar. Trajneri Kapllani na tha fjalë të mira, bravo ju qoftë për karakterin e grintën që nuk u dorëzuam deri në fund. Dhe me të vërtetë bravo na qoftë që nuk dorëzohemi deri në fund”, tha Sadiki për “Oversport” në mbyllje të ndeshjes.