Është pothuajse koha për kombëtaret sërish. Në Evropë dhe gjithashtu në Amerikën e Jugut. Brazili do të përballet me Ekuadorin më 6 shtator në Couto Pereira në Curitiba. Më pas, më 10 shtator, Seleção do të përballet me Paraguajin në Asunción.
Ndeshjet janë të vlefshme për xhiron e shtatë dhe të tetë të kualifikueseve për Kupën e Botës. Dorival Junior, trajneri i përfaqësueses braziliane, e la jashtë skuadrës Neymar, pasi ish-lojtari i PSG-së dhe Barcelonës po përballet ende me dëmtimin e tij prej gati një viti.
Duke folur në konferencën për shtyp, përzgjedhësi brazilian shpjegoi kështu zgjedhjen për të përjashtuar kampionin që luan aktualisht për Al Hilal, duke i mbajtur ende dyert hapur për të ardhmen: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, themelor dhe vendimtar. Të gjithë e dinë se nuk ka dyshime se sapo të rikuperohet dhe të jetë në formë, do të përfshihet dhe do të jetë sërish i përzgjedhur”.
“Ai është një lojtar që nuk ka nevojë për komente, të gjithë e dinë rëndësinë, por gjithçka duhet të ndodhë në kohën e duhur. Është ende herët për ta thirrur, le të presim, sepse ai është ende duke u rikuperuar”.