Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBrazilianët tallen me Messi-n: Nuk mund të bëjë asgjë

Brazilianët tallen me Messi-n: Nuk mund të bëjë asgjë

Brazili do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës, por tifozët e “Seleçaos” nuk janë aspak të shqetësuar nga Leo Messi. Në fakt, disa braziliane të intervistuar në rrugë janë tallur me 32-vjeçarin.

“Nuk e pashë Messi-n, luajti?, ka bërë shkak një tifoz i pesë herë kampionëve të botës.

“Ishte në fushë? Po luante? Messi nuk do të bëjë asnjë gjë. Ai nuk e përballon dot presionin në ndeshjet e mëdha. Do të jetë një ndeshje e luftuar, por Messi nuk do të bëjë asgjë. Brazili do të fitojë 3-0, siç ka bërë në të kaluarën”, ka thënë një tjetër.

Një tjetër ka thënë: “Është gjithmonë argëtuese të luash kundër Argjentinë, plus Messi nuk luan prej katër ndeshjesh. Është në fushë, por nuk vrapon dhe nuk bën asgjë. Messi luan vetëm me Barcelona-n, jo me Argjentinën”. /telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments