Kur u largua Dunga, te gjithe ne Shkoder u shqetesuan sepse Vllaznise do t’i mungonte ne ndeshjet e ardhshme nje nga pikat kryesore te saj ne repartin e sulmit.

I vetmi qe nuk shfaqi ndonje shqetesim ndoshta ishte trajneri Brdariç dhe ne fakt ndoshta te gjithe u çuditen me qetesine e tij. Por duket se ai duke besuar tek forca e grupit, e kishte te qarte se skuadra do te kishte te tjere protagoniste.

Ndaj Partizanit kthehej Adili nga skualifikimi e po ashtu Victor da Silva i kishin kaluar problemet shendetesore dhe do te ishin te gatshem, te pakten ne stol.

Dhe ne fakt keshtu rezultoi. Me aktivizimin e brazilianit ne minutat e fundit te ndeshjes, loja e Vllaznise mori impuls tjeter ne fazen sulmuese dhe kete Victor da Silva e tregoi me se miri ne aksionin e golit. E mori topin, e kontrolloi si duhet ate, mori me vete tre lojtare te Partizanit dhe dha asistin tek Dilaver qe nuk ngurroi ta dergonte ate ne rrjete.

Nje vendim i zgjuar i nje futbollisti te talentuar brazilian qe eshte shnderruar ne protagonist per kuqeblute. Nderkohe duke qene se ai vjen nga demtimi dhe ka nevoje te luaje, trajneri Brdariç e ka aktivizuar sot per 45 minuta ne miqesoren qe Vllaznia zhvilloi ndaj ekipit te 21 vjeçareve te ketij klubi.

Dhe Victor da Silva ka spikatur serish me lojen e tij. Ka pasuar shume here per shoket e skuadres nderkohe qe ne fundin e pjeses se pare, nuk ka ngurruar ta dergoje edhe vete topin ne rrjete. Vllaznia eshte e qarte se ka nevoje per talentin e ketij lojtari qe me pare ka provuar te luaje edhe ne Seria A italiane./SHKODRA-SPORT.COM/