Endrick do të luajë në Ligue 1 për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Real Madridi dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit te klubi francez deri në fund të këtij sezoni.
Transferimi i 19-vjeçarit brazilian do të realizohet në formë huazimi të thjeshtë, pa opsion blerjeje. Negociatat mes dy klubeve janë mbyllur me sukses dhe zyrtarizimi pritet brenda 48 orëve. Interesi i Lyonit për Endrick kishte nisur prej disa javësh dhe kontaktet kishin avancuar gradualisht.
Vendimi për huazim lidhet me hapësirat e kufizuara që lojtari ka pasur te Real Madridi. Minutazhi i reduktuar ka ndikuar në zgjedhjen për të kërkuar më shumë kohë loje.
Te Lyoni, Endrick do të ketë mundësinë të aktivizohet rregullisht në Ligue 1. Huazimi shihet si një hap zhvillimi për karrierën e tij në futbollin europian.


