HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBraziliani Kaina gati për të kërkuar një vend titullari te Vllaznia

Braziliani Kaina gati për të kërkuar një vend titullari te Vllaznia

Sulmuesi brazilian Kaina Nunes ka lënë përfundimisht pas dëmtimin që e shqetësoi para pak ditësh. Gjatë stërvitjeve të fundit, ai ka qenë ndër më të spikaturit në lojën, që është zhvilluar brenda grupit.

Një gjë e tillë duket se ka rritur shumë optimzimin edhe në rradhët e tifozëve, që janë realisht të surprizuar nga forma fizike, por edhe teknike e shtatlartit, teksa presin shumë nga braziliani në vazhdim.

Tashmë, duket se ai i shpall “luftë” Aralicës për një vend titullari gjatë sezonit. Kështu, duke parë formën e mirë të sulmuesit brazilian, trajneri Josa do të ketë luksin nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër dilemën e madhe për të zgjedhur mes sulmuesve, Aralica apo Nunes.

Me atë çfarë ka shfaqur në seancat e fundit stërvitore në Shkodër, Nunes duket më i avantazhuar se Aralica si titullar në majën e sulmit. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë në seancat e ardhshme stërvitore në Austri.

Kujtojmë që, Nunes është pjesë e Vllaznisë që sezonin e kaluar, por në janar u huazua tek Kastrioti. Me krutanët, ai shkëlqeu, duke shënuar shtatë gola në pjesën e dytë të edicionit 2021-2022. Tashmë, sulmuesi brazilian Kaina Nunes do provojë edhe njëherë tjetër shansin e tij tek kuqeblutë.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments