Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 13-të të Superligës. Skuadra shkodrane do të përballet me Dinamon në transfertë dhe ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” e do të nisë në orën 19:45.
Trajneri Brdaric ka vendosur të bëjë 3 ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar edhe pse do të vendoset përfundimisht.
Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Krymi rikthehen nga pezullimet dhe do të marrin pozicionet e tyre në fushë, ndërsa Heric dhe Gjurgjevic do të ulen në stol.
Dilema e madhe është Arsid Kruja që pas ndeshjes së mirë të bërë ndaj Skënderbeut mund të luajë sërish nga minuta e parë. Mesfushori mund të marrë vendin e Da Silves dhe brazilini të ulet në stol për t’u aktivizuar më pas gjatë ndeshjes.
Në seancën e sotme stërvitore që do të mbahet në Elbasan, trajneri Brdaric do të projektojë formacionin me të cilën Vllaznia do të zbresë nesër në fushë./newsport/