Vllaznia ka marre pushimet pas fitimit te Kupes se Shqiperise, por nderkohe per drejtuesit tashme ka nisur puna.

Ata nuk kane shume kohe ne dispozicion dhe per pasoje, u duhet te nisin te mendojne per perforcimin e ekipit me lojtaret e duhur ne menyre qe ai te perfaqesohet denjesisht ne Kupat e Europes.

Dhe hapi i pare i rendesishem duket se eshte rikonfirmimi i trajnerit Thomas Brdariç edhe per sezonin e ardhshem. Lajmin per kete gje eshte bere i ditur nga vete tekniku gjerman.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Autochtounos” ne TV Rozafa ku duke folur ne lidhje me te ardhmen e tij, eshte shprehur:

“Ne kemi nisur te mendojme per sezonin e ardhshem, duke nisur nga Kupat e Europes. Po bejme planet per lojtaret qe do te afrojme ne pikat ku skuadra ka nevoje.

A do te jem une serish? Perderisa kemi nisur te bejme planet, padyshim qe do te jem serish ne krye te kesaj skuadre”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/