HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrdariç flet pas 'pokerit” ndaj Labërisë: Sfidë më vete të fitosh në...

Brdariç flet pas ‘pokerit” ndaj Labërisë: Sfidë më vete të fitosh në këtë fushë

Tomas Brdariç mendon se dy duelet ndaj Labërisë kanë qenë një sfidë më vete për skuadrën që drejton. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë theksoi se ekipi ia doli në kushte të vështira duke iu referuar terrenit në “Reshit Rusi”.

“Dy ndeshjet me Labërinë ishin një sfidë shumë e madhe. Duhet të kuptojmë që nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Sot (dje) ishim mjaft të përqendruar dhe bëmë një ndeshje të mirë. Këtë herë nuk ishte vetëm problemi i kundërshtarit, por edhe i fushës.

Kjo ishte një sfidë më vete, kështu që jam krenar për djemtë dhe fitoren. Të mbrosh në këtë lloj fushe është më e lehtë sesa të krijosh një futboll të shpejtë dhe sulmues. Mund të kishim shënuar ndoshta edhe 6-7 gola, por ndeshja mbaroi 4-0 dhe duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, ka thënë fillimisht Brdariç.

I pyetur nëse kjo ndeshje i vlejti në prag të takimit me Dinamon, ai u shpreh: “Jemi profesionistë, tani do të përqendrohemi patjetër te ndeshja me Dinamon.

Është mjaft e rëndësishme që u kualifikuam, pasi çdo ndeshje është e vështirë dhe ndryshon nga njëra-tjetra. Do të luajmë me Dinamon në stadiumin tonë dhe është një tjetër histori. Do të kemi kushte më të mira dhe do të japim gjithçka për fitoren”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments