Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga loja e zhvilluar nga ekipi i tij në miqësoren ndaj Kastriotit të fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes është shprehur se tashmë e gjithë vëmendja është e përqendruar te rifillimi i kampionatit.
“Zhvilluam një tjetër miqësore dhe jemi të kënaqur nga kjo fitore që arritëm. Unë shpresoj që shumë shpejt të kemi mundësinë të luajmë në një ndeshje të vërtetë dhe ne të kemi mundësi të paraqesim performancën tonë të vërtetë”-ka thënë ai.
I pyetur ndërkohë nëse Vllaznia është gati për nisjen e kampionatit, gjermano- kroati i pankinës kuqeblu në fillim ka qeshur duke treguar se vetëm këtë gjë pret e më pas ka shtuar:
“Po, jemi gati dhe presim vetëm Federatën. Ndihemi pak te pasigurt pasi askush nuk e di se kur fillon por djemte kane punuar shume dhe kane ecur mire dhe tani presin vetëm të maten me skuadrat e tjera”./SHKODRA-SPORT.COM/