Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, mendon se skuadra e tij ka bërë disa gabime të cilat duhen analizuar mirë në këtë pikë të sezonit. Duke folur pas ndeshjes ai i cilësoi të papranueshme gabimet që ekipi bëri në pjesën e parë të sfidës.

“Kjo ndeshje na dhemb shumë por nuk kemi kohë të ankohemi, nuk kemi kohë, duhet të mbajmë kokën lart e vazhdojmë. Sepse kemi punuar mirë këto ditë, duhet të analizojmë ndeshjen në mënyrën të mirë dhe të vazhdojmë.

Ndryshuam se ne deshëm të kishim lojtarë në zonë. Kishim strategji në pjesën e parë, por hapësirat në mbrojtja na bënë të pësojmë dy gola. Ata ishin shumë efektivë dhe në pjesën e parë sulmuesit lëvizën shumë në krahë, nuk ishte në strategjinë tonë dhe kjo ishte arsyeja pse ndryshuam.

Nuk kishim trysni, erdhëm t’i gëzohemi kësaj pune. U thashë lojtarëve që ishte një ditë e mirë me diell, me kushte perfekte. Por nuk është plazh, është një fushë për luftë. Nuk e kuptoj pse luajtëm në pjesën e parë duke bërë këto gabime, duhet të flasim se është e papranueshme.

Në pjesën e parë pësuam dy gola dhe duhej të ndryshonim, me ndryshimet bëmë mirë. Më vjen keq që nuk shënuam me raste, nuk mund të flasim për gjithçka. Dilaver kishte nevojë për pushim se ka luajtur shumë, do të luajë në ndeshje të tjera dhe sot e ka pushim.

Jemi një skuadër dhe nuk kemi vetëm 11 lojtarë. Imami është gjithashtu në një situatë ku ai duhet të qëndrojë jashtë por duhet të jetë i përgatitur të tregojë paraqitje si në të kaluarën e nuk duhet të jetë i mërzitur. Na duhet ai, si Dilaver, do të shohim në ndeshjet e tjera se na duhen lojtarë të freskët në fushë”, tha Brdariç. /vipsport.al/