Trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdaric ka dalë para medieve pas gjendjes gripale dhe mungesës disa ditore. Në vigjilje të duelit me Kastriotin (nesër 13:45), numri një I stolit shkodran ka theksuar se ka folur me Alban Xhaferin për pagat, për të mos ndikuar në fushë.
Brdaric tregon se Adilin do ta zëvendësojë me Shehin në mbrojtje, pasi shqiptari nga Maqedonia e Veriut është i pezulluar prej kartonave.
“Nesër është mundësia jonë që të luajmë një ndeshje të mirë dhe kemi shansin të tregojmë një ndeshje të mirë. Duhet të bëjmë një ndryshim në mbrojtje, do të mungojë Adili që do zëvendësohet nga Shehi që është I motivuar.
Kastrioti pa humbje? Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do jetë një betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm fizike. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë nga ana psikologjike.
Barazim? Gjithmonë kjo pyetje që do marrë këtë përgjigje. Ne shohim për performancën tonë, kemi shumë për të bërë. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Hymë në fushë për të fituar. Shpresoj që të tregojmë më të mirën në fushë, kemi armët tona.
2 miqësore me krutanët të fituara, avantazh? Çdo ndeshje nis nga zero. Koha e përgatitjeve për këtë ndeshje ka qenë e pakët. Nuk është ndeshje miqësore, luajmë për kampionat. Nuk kemi kohë të humbim,të përfitojmë nga eksperienca.
Presion për pikët, e lehtë të mbahet vendi i parë? Kemi 13 pikë që nuk I merr njeri, të grumbullojmë më shumë. Në ekipin e parë, ne kërkojmë maksimumin dhe jam krenar për lojtarët dhe klubin. Do ta shohim në fund ku do jemi, objektivi në çdo ndeshje është maksimumi. Skuadra është e motivuar.
Shpërdorime me Bylis? Sigurish që kemi punuar për të krijuar shanse. Të mbrojmë njëri-tjetrin në sulm dhe mbrojtje. Të shfrytëzojmë mundësitë në çdo ndeshje sepse krijojmë shumë raste. Mos harrojmë mbrojtjen.
Kalendari i ngjeshur, e përballon skuadra? Duhet të kemi vazhdueshmëri për të krijuar shanse. E di që është e vështirë të luash çdo tre ditë, jo vetëm në ndeshje. E shoh edhe në stërvitje sepse s’kemi kushte të mira.
Pagat e prapambetura? Dua t’I jap lojtarëve sigurinë që të luajnë në fushë. I kam thënë Alban Xhaferit që këtu të marrin të gjithë përgjegjësitë. Kemi bërë skuadër të fortë dhe duhet të jemi në gjendje të mirë nga çdo anë. Të zgjidhet sa më shpejt puna e pagave. Lojtarët shpeshherë nuk e kuptojë se çfarë ndodh në futboll”, tha Brdaric.