Mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, është mungesa e madhe e Vllaznisë në ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit në “Air Albania”.
Lojtari maqedonas ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë në këtë takim.
Megjithatë, trajneri Brdariç e ka gati zëvendësuesin e tij, teksa në të majtë do të spostohet Imami, i cili u rikthye titullar që ndaj Kastriotit.
Gjasat janë që sulmi të ndryshojë, me Dilaverin që pritet të zërë vendin e Avdijajt.
Pavaresisht ketyre levizjeve, objektivi i Vllaznise per ndeshjen e se premtes nuk do te ndryshoje, ajo do te luaje per fitore ndaj Partizanit.







