Vllaznia ka mbyllur dje pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje sot pasdite ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Egnatias dhe skuadra eshte e grumbulluar ne rezidencen e saj te zakonshme.
Nderkohe stafi teknik ka nje dileme sa i takon ndertimit te formacionit me te cilen skuadra do te luaje ne kete perballje te rradhes ndaj ekipit rrogozhinas.
Behet fjale per ate te mbrojtesit te majte. Kjo sepse Esin Hakaj siç dihet u largua per arsye demtimi ne fundin e pjeses se pare ne ndeshjen e kaluar me Tiranen dhe ndonese ai eshte stervitur me grupin, ende nuk duket 100 per qind i gatshem per te luajtur.
Per kete arsye, gjate ketyre diteve eshte provuar te luaje ne 11-shen baze malazezi Darko Bulatoviç, i cili edhe ne pjesen e dyte ndaj Tiranes beri nje paraqitje te mire.
Tashme mbetet per t’u pare se cili lojtar do te aktivizohet ne ndeshjen e sotme, por me shume mundesi Brdariç nuk do te sakrifikoje me Hakajn dhe ne fushe do te jete Bulatoviç./SHKODRA-SPORT.COM/