Vllaznia ka fituar me rezultatin 8-0 ndaj Elbasanit dhe eshte kualifikuar per ne tete skuadrat me te mira te Kupes se Shqiperise.

Trajneri Brdariç eshte shprehur i kenaqur me lojen e zhvilluar dhe per me teper, me fitoren e thelle qe po tregon vazhdimesine e rezultateve pozitive te ekipit. Kete gje e ka thene ne prononcimin e tij per mediat kur ka deklaruar:

“Fituam një ndeshje me rezultat të thellë dhe duhet thënë se e kishim vlerësuar këtë ndeshje ashtu si duhet, nisur edhe nga surprizat që dhuruan ndeshjet e djeshme të Kupës dhe ne kuptohet që nuk dëshironim të kishim ndonjë të papritur.

Fituam dhe jemi në turin tjetër të Kupës ndërkohë që shoh që gjithë qyteti është I kënaqur me atë çfarë ne po bëjmë, por duhet të shohim përpara edhe në këtë kompeticion.

Jam I kënaqur që shënuan të gjithë lojtarët e repartit sulmues, kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe kjo është e rëndësishme. Aktivizuam edhe disa lojtarë të stolit, por kuptohet që jo gjithmonë do të kemi mundësinë t’u japim minutat e duhura.

Tani do të fillojmë të mendojmë për Tiranën, një sfidë e vështirë, por e rëndësishme është të bëjmë mirë punën tonë”.