Në prag të ndeshjes së javës së 19-të për Abissnet Superiore kundër Lacit, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në konferencën për shtyp dhe folur rreth skuadrës së tij. Në konferencën për mediat, tekniku ka folur edhe për tema të tjera, veç përballjes me kurbinasit.

“Është një ndeshje tjetër një kohë tjetër nga ajo e së kaluarës ndaj Lacit, gati gjysëm viti më vonë dhe gjithashtu Laci ka ndryshuar si ekip, kështu që ne duhet të jemi gati për këtë ndeshje.

Duhet një përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbjen ekipit të Lacit, por megjithatë kam parë te skuadra harmoni, përkushtim një punë të mirë një dëshirë për t’u stërvitur dhe mendoj se i kemi mundësitë më të mira për ta fituar këtë përballje.

Më pëlqën fusha e “Reshit Rusi” dhe është një gjë shumë e mirë për ne, te ndihemi si profesionistë, sepse më përpara jemi stërvitur në kushte qesharake, duhet ta themi dhe tani ne po stërvitemi në një fushë të mirë. Sigurisht që duhet të përshtatemi edhe me fushën sintetike, pasi bari nuk është natyral, megjithatë i shoh lojtarët që janë shumë të kënaqur dhe të motivuar për t’u stërvitur në fushën e re dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Laci është një ekip i njëjtë, por me një trajner tjetër, me një mënyrë ndryshe të të luajturit futboll. Megjithatë, edhe ne jemi mësë të përgatitur dhe ne gjithashtu jemi në një formë shumë të mirë, kështu që ato që do të bëjnë diferencën në ditën e nesërme do të jenë detajet dhe ne sigurisht duhet të japim përtej maksimumit tonë, në mënyrë që të kemi mundësi të dalim me tre pikët.

Vështirësi është kur lojtarët mungojnë për shkak dëmtimesh ose kartonash. Gjithsesi, ne jemi profesionistë dhe e kam thënë gjithmonë që ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, por kemi më shumë. E kam përsëritur më parë në konferencat e shkuara, secili do të ketë minutat e veta, ku duhet të tregojë veten.

Është një punë e madhe mendore dhe fizike që cdo lojtar bën dhe nesër gjithashtu do të rreshtohen 11 lojtarë në fushë, plus ata që vijnë nga stoli. Besoj se do japin më të mirën për përballjen me Lacin”-tha në konferencën për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
Maringlen ZHIVANI