Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrdariç, Plori dhe Lekiqi, me mendje të qartë për Europën

Brdariç, Plori dhe Lekiqi, me mendje të qartë për Europën

Ditet kalojne dhe sfida me Shiroki Brijeg po afron. Kane mbetur edhe 13 dite nga perballja e pare me boshnjaket dhe ne kampin shkodran kane filluar t’i bejne planet per ate sfide.

Trajneri Brdariç dhe stafi i tij e kane te qarte se çfare duhet te bejne dhe po mundohen t’ua injektojne ne stervitje çdo dite kete gje futbollisteve te tyre.

Ne fakt shumica i marrin vesh sepse kane qene pjese e skuadres edhe sezonin e kaluar. Ato qe kane ardhur, Shimaj, Bulatoviç e Djurdjeviç po mundohen te adaptohen sa me shpejt me skuadren dhe duket se nuk e kane shume te veshtire.

Formacioni pothuajse eshte stabilizuar dhe stafi e ka te qarte se cilet lojtare do te hedhe ne fushe ndaj Shirokit ne sfiden e pare. Perjashtim mund te beje ndonje levizje e fundit, por kjo ka pak gjase te ndodhe.

Vllaznia eshte e destinuar per te kerkuar me insistim kualifikimin per ne turin e dyte te “Conference League” dhe stafi e ka te qarte kete gje, prandaj dhe po e pergatit skuadren per te qene triumfuese./SHKODRA-SPOR.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments