Skënderbeu dhe Vllaznia luajnë sot në 19:00 në Air Albania Stadium. Ndeshja vlen për finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa skuadrat kanë objektiv të njëjtë, të çojnë trofeun në qytetet respektive.

Shkodranët zhvilluan një sezon fantastik me Brdaric në krye, teksa projektohet një skemë 4-2-3-1 për sot në mbrëmje.

Me Dilaver në majën e sulmit, duket se kroati i stolit do besojë te shtatëlarti I tij. Vllaznia do ketë në këtë duel edhe Krymin, teksa ai do formojë qendrën e mesfushës me Markun.

Da Silva pritet nga minuta e parë, ndërsa mbrojtja nuk është më një surprizë. 20 mijë euro premio dhe rrogë shtesë, këtë premtoi sponsori Xhaferi në rast suksesi.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Kruja, Jonuzi, Da Silva, Dilaver