Gjatë këtyre ditëve është folur për një ndryshim të madh në pankinën e Partizanit. Bëhet fjalë për Thomas Brdariç, teknikun gjerman që bëri mirë me Vllazninë, por para përfundimit të këtij sezoni i dha fund bashkëpunimit.

Ai përflitet për të marrë drejtimin e të kuqve, në një kohë kur trajneri Dritan Mehmeti po bën mirë.

Aktualisht Partizani gjendet në vendin e tretë, me Kukësin që ka një ndeshje më pak. Këto zëra padyshim që trazojnë situatën në kampin e kuq dhe si për t’i sheshuar mendoi vetë presidenti Gaz Demi.

Në një komunikim me gazetarin Gjergji Stefa, kreu i klubit të Partizanit deklaroi: “Dritan Mehmeti është trajneri im”, duke shuar shkurtimisht gjithë zërat./newsport/