Vllaznia do te luaje sot ne oren 16:00 ne Durres ndaj Teutes dhe kuqeblute jane gati per kete sfide ku padyshim qe do te tentojne te mos dalin pa nje rezultat pozitiv.
Stafi teknik ka bere gati edhe formacionin me te cilin do te luaje ndaj skuadres qe drejtohet nga trajneri shkodran Edi Martini dhe ne te pritet te kete serish nje apo dy levizje.
Dje u mendua se ne fushe nga minuta e pare do te ishte mesfushori togolez Nyavedji, nisur edhe nga deklarata e drejtorit sportiv Djarmati kur tha se ne formacion do te jete nje nga lojtaret e ardhur ne merkaton e janarit.
Por ai mesa duket nuk do te jete Nyavedji por Kaleziç. Mediat kane raportuar sot per formacionin e mundshem te Vllaznise ku shihet edhe nje ndryshim ne repartin e mbrojtjes.
Keshtu, Imami pritet te spostohet ne krahun e majte, ndersa dyshja e qendres do te jete e formuar nga Adili dhe Shehi, ndersa ne te djathte do te luaje Gurishta, me Zogoviç ne porte.
Para mbrojtjes do te jete i vendosur Krymi ndersa para tij do te luajne kater lojtare dhe pikerisht Victor da Silva, Jonuzi, Kaleziç dhe Imeri. Ardit Hoxhaj duket se do ta nise nga stoli kete ndeshje, nderkohe qe ne maje te sulmit do te luaje Dilaver.