Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur pas ndeshjes për “Gol pas Goli” teksa u shpreh se duhet të mësohen me rivalët dhe presionin e tyre, duke shtuar se sot ndaj Apolonisë pa forcën e skuadrës.
“Mbi të gjitha pas kaq ndeshjeve kemi 40 pikë. Është puna e këtij klubi dhe sakrifica që kanë bërë këta djem në këtë kampionat. Në pjesën e parë nuk ishte mirë Vllaznia.
Megjithatë duhet marrë parasysh rrethanat, terreni dhe era. Apolonia bëri lojën e saj dhe nuk kishin çfarë të humbnin. Megjithatë pas 25 minutave skuadra e mori veten dhe mund të them se bëmë mirë.
Përgjigje për rivalët? Natyrisht të gjithë na ndjekin dhe në duhet të mësohemi me këtë. Kjo nuk është e lehtë në gjendjen fizike dhe atë psikologjik,. Ne duhet të tregohemi të fortë për këtë. Skuadra ka nxjerrë në pah forcën ditën e sotëm dhe duhet të vazhdojmë kështu.”, tha Brdariç.