Shqipëria do të luajë ditën e sotme në orën 18:00 sfidën e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kuqezinjtë presin në “Air Albania”, Anglinë në një ndeshje shumë delikate duke parë yjet që ka në përbërje Kombëtarja e “3 Luanëve”.

Trajneri Reja ka zgjidhur edhe dilemat e fundit përsa i përket formacionit që do të zbresë sot në fushë. Në vend të Kumbullës së dëmtuar, trajneri italian do t’I besojë nga minuta e parë Frederik Veselit që do të formojë treshen e mbrojtjes me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Memushaj do të ulet në stol për t’I lënë vend Laçit, ndërsa Broja ka fituar balotazhin me Manajn dhe do të luajë përkrah Cikalleshit.

Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë pandryshuar nga ndeshja me Andorrën edhe pse nuk mund të përjashtohet një surprizë në minutat e fundit.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Lenjani, Laçi, Bare, Gjasula, Broja, Cikalleshi.