Seanca e ditës së djeshme e zhvilluar në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit te Burrelit, shënoi dhe fundin e përgatitjeve për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit. Atmosfera në rradhët e matjanëve është mjaft e mirë dhe ndeshja ndaj Kastriotit, po pritet me shumë interes në rradhët e sportdashësve vendas.
Ndeshjet mes tyre para viteve 90′ përjetoheshin si festë në qytetet respektive, ku tifozëritë e dy skuadrave mbushnin stadiumet e qyteteve tyre. Dhe pse jo në kufijtë e atyre viteve, në ndeshjen e sotme parashikohet qe në shkallët e stadiumit te jete një numër i konsiderueshem sportdashës.
Duke folur për ndeshjen e sotëme, numri një i pankinës matjane, Dorjan Bubeqi, mes të tjerash shprehet: “Skuadra është në gjëndjen e saj më të mirë. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e sotme. Respektojmë kundërshtarin për emrin që ka, por ne do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë pikët maksimale.
Përvec Kurbneshit, që prej disa ditësh bën stërvite të diferencuar, pjesa tjetër e skuadrës është gatëshme për të dhenë më të mirën në ndeshjen e sotme” Ndryshe nga edicionet e kaluara, ky i sivjetmi do të jetë ndryshe për stadiumin Liri Ballabani.
Sipas shefit të klubit matjan, Mirjan Lleshajt, mësojmë se me investimin e bashkisë së qytetit, këto ditë janë vendosur rreth 4000 stola si dhe janë përmiresur në mënyrë të ndjeshme ambjentet e brendshme të stadiumit, përvec tyre janë instaluar dhe kamera në të gjithë perimetrin e stadiumit. Një ditë para ndeshjes së sotme, skuadra është grumbulluar një nga hotelet e qytetit.
Nderim Goci
Formacioni i mundëshëm
Burreli : Cili, Fetaj, Dikson, Dedgjoni, Kastrati, Stana, Xhoel, Koleci, Hoti, Vinccius, Peddro.
Trajner: D. Bubeqi
skema 4-4-2