Xhanluixhi Bufon do t’i japë për herë të dytë lamtumirën Juventusin në fundin e këtij sezoni.
Pas largimit në vitin 2018 dhe ribashkimit një vit më vonë, tashmë portieri ka lajmëruar edhe ndarjen përfundimtare me bardhezinjtë.
Në një intervistë të fundit, legjenda italiane e portës ka theksuar se për të vazhduar karrierën, do të mendonte vetëm nëse do t’i vinte një ofertë stimuluese, në të kundërt do të tërhiqej përfundimisht.
“E ardhmja ime është e qartë dhe e vendosur. Në fund të këtij sezoni e mbyll eksperiencën time të gjatë dhe të mrekullueshme me fanellën e Juventusit. Sa i përket të ardhmes, kam ende dilema. Nëse gjej një klub tjetër që më jep stimuj, do të vijoj akoma, por në të kundërt do të tërhiqem përfundimisht”, u shpreh 43-vjeçari. /VipSport/