Tekniku i përkohshëm i Shqipërisë Ervin Bulku u shpreh në konferencën para ndeshjes së dytë të eliminatoreve të EURO 2020 me Andorën se skuadra do ta fitojë takimin e nesërm. Në prononcimin për mediat, ai theksoi se 70% e kontigjentit të lojtarëve të Shqipërisë bënë krenar shqiptarët para 3 vitesh në kampionatin e fundit europian në Francë.

“Rëndësia e sfidës së nesërme me Andorën? Duke qenë pranë skuadrës, që kur kam qenë fëmijë duhet ta harrojmë humbjen me Turqinë. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje me Andorën. Kemi humbur vetëm një takim. Të fitojmë nesër për të vazhduar më tej.

Përgjegjësia e drejtimit të Shqipërisë? Është përgjegjësi e madhe, pasi ma ka ngarkuar presidenti i FSHF-së Detyra ime është të bëj maksimum me lojtarët. Ndeshjet e fitojnë lojtarët në fushë.

17-vjet kthehet prapë në Andora? Ndryshimi i vetëm është që këtë ndeshje ta fitojmë patjetër. Jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo humbje e shumë viteve më parë.

Gjendja fizike e Balës dhe Sadikut? Duhet ta shohim pas stëvitjes së fundit pastaj do të vendosim.

Atmosfera në skuadrër? Jemi munduar ta harrojmë sa më shpejt. Gjendja emocionale është shumë e mirë dhe mendojmë vetëm ta fitojmë ndeshjen.

Sa vlen ekipi? Po, këta janë lojtarët tanë. 70% e tyre bënë të lumtur shqiptarët në Francë. Na kanë bërë krenar të gjithëve. Jam i bindur që do ta fitojnë takimin nesër”, u shpreh Bulku./newsport/