HomeKRYESOREBundesliga/ Bayern Munchen nderohet në minutat shtesë nga një 18-vjeçar

Bundesliga/ Bayern Munchen nderohet në minutat shtesë nga një 18-vjeçar

Janë mbyllur katër takimet e mbrëmjes së sotme në Bundesligën gjermane, të vlefshme për javën e 16-të.

Bayern Munchen ka mundur në transfertë Freiburgun me shumë vështirësi në minutat e fundit, me rezultatin 1-3.

Lewandowski kaloi në epërsi skuadrën e tij në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Grifo barazoi për vendasit, ndërsa 18-vjeçari Zirkze, në minutën e dytë të shtesës gjeti golin e fitores, që ngjit Bayernin në vendin e tretë. Ndërsa “qershinë mbi tortë e vuri Gnarbi me golin e tretë.

Në ndeshjet e tjera, Gladbahu ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Paderbornin e Gjasulës dhe kështu ka barazuar me pikë Lajpcigun e vendit të parë.

Ndërkaq Frankfurti ka humbur nga Këlni në shtëpi, me rezultatin 2-4.

Ndërsa në barazim janë ndalu Volfsburgu me Shalken.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments