Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBurnley dhe Armando Broja befasojnë Liverpulin, dalin me pikë nga 'Anfield Road'

Burnley dhe Armando Broja befasojnë Liverpulin, dalin me pikë nga ‘Anfield Road’

Burnley ka bërë një befasi të madhe në ditën e sotme duke dalë me pikë nga Anfield Road. Ekipi ku luan Armando Broja ka barazuar në shifrat 1-1 me Liverpulin në transfertë. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga vendasit, por me shumë fat Burnley doli me një pikë.

Pjesa e parë u luajt me një portë dhe Armando Broja e nisi titullar. Sulmuesi shqiptar i humbi pothuajse të gjitha duelet me dy qendërmbrojtësit e Liverpulit, ndërsa ekipi i Slot humbi shumë raste dhe Szobzlai gaboi në të 32 nga 11 metrat. Në minutën e 42, ëirtz shënoi golin e parë të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër teksa Burnley u zgjua dhe Liverpul u duk një ekip tjetër në fillim. Broja krijoi dy raste të mira, të cilat nuk u shfrytëzuan nga shokët e ekipit. Në të 65, ishte Edëards që solli golin e barazimit.

Ndërkohë në minutën e 74, Broja doli nga fusha duke i lënë vendin Foster, në një performancë jo shumë pozitive të Brojës, por e kuptueshme pasi interpretimi i një ndeshje të tillë me Burnley që qëndronte gjithë kohës në portë ishte shumë i vështirë. Raste të pastra të pafundme të humbura nga Liverpuli dhe pikët që ndahen. Tashmë Burnley shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet vetëm 7 pikë larg Notingham, vendit që të shpëton për mbijetesë. Një pikë e artë, që më shumë sesa për llogari, do të shërbejë si pikë morlae pasi Burnley kërkon me patjetër fitore për të shpëtuar në këtë edicion. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments