Burreli ka fituar me rezultatin 1-0 pasditen e sotme ne stadiumin “Liri Ballabani” ndaj Flamurtarit me nje gol te shenuar nga Osikel ne minuten e 62-te te ndeshjes. Nje gol qe ne fakt ka sjelle shume polemika sepse vlonjatet pretendojne qe pozicioni i autorit te golit eshte dukshem jashte loje.
Duhet thene se ne kete ndeshje arbiter kryesor ka qene shkodrani Ditmir Grimci, nderkohe qe edhe dy asistentet kane qene po nga ky kolegjium, Jetmir Podgorica dhe Ardit Çobaj.
Si rrjedhoje pas perfundimit te ndeshjes, trajneri i Flamurtarit Emiliano Çela ka leshuar akuza te renda ndaj ketyre arbitrave teksa eshte shprehur:
“Kësaj ndeshje së sotme nuk mund t’i bësh analizë. U bë një maskaradë nga arbitri, ishin çuna të rinj nga Shkodra. Që në fillim filluan të jepnin faulla. Qershia mbi tortë ishte ai gol pozicion jashtë loje. Ne në përgjithësi punojmë që ekipi të ketë ritëm.
Por këtu në Kategori duhet të punosh për të përballuar të tilla maskarada dhe pisllëqe. Si kanë guxim, disa çuna të vegjël nga Shkodra të vijnë aty të hedhin poshtë emrin e një ekipi si Flamurtari. Është akoma tetor dhe më duket sikur jemi në maj në kohë zgjedhjesh. Ashtu si krijuam raste të pastra dhe nuk shënuam, normal që do kërkonim volum loje.
Nuk duhet të shkonim në presion emocional. Më kanë ardhur fotot me mesazhe të ndryshme, goli i Burrelit ishte i parregullt. Nuk mund të shfajësoj atë që bënë arbitrat shumë për shkak se ne humbëm raste. Gjithsesi nuk mund ta mohojmë atë që ndodhi sot këtu në Burrel”, u shpreh i revoltuar, Emiliano Çela./SHKODRA-SPORT.COM/