Nje rezultat disi i papritur eshte arritur pasditen e sotme ne stadiumin “Beselidhja” te Leshes ne ndeshjen ne mes skuadres vendase dhe asaj te Burrelit, e vlefshme kjo per javen e 5-te te kategorise se pare.

Kane qene matjanet qe kane fituar me rezultatin e thelle 5-0, ndaj kundershtarit me te cilen humben kater dite me pare ne kupe ne shifrat 4-2.

Por sot ka qene ndryshe dhe djemte e drejtuar nga trajneri Saimir Patushi kane dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj Beselidhjes duke e mundur me rezultatin e thelle.

Duhet thene se nga 5 gola qe jane shenuar ne kete ndeshje per matjanet, dy prej tyre mbajne firmen e futbollisteve shkodrane qe jane pjese e tij.

Keshtu, mbrojtesi Klejdi Dibra ka shenuar golin e trete te ndeshjes, nderkohe qe Rigers Xhahysa ka hyre si zevendesues ne minuten e 65-te dhe 10 minuta me vone ka shenuar golin e peste dhe te fundit te ndeshjes.Te tjeret jane shenuar nga Farruku, Stafa dhe Branica./SHKODRA-SPORT.COM/