Matjanet e drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj kane treguar vlerat e tyre ndaj nje tjeter ekipi te kategorise Superiore, duke e mundur edhe ate.
Ka ndodhur keshtu teksa pasditen e sotme, Burreli ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Liri Ballabani”.
Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje gol i shenuar nga pika e 11-metershit nga ana e futbollistit Kurbneshi.
Matjanet kesisoj po tregojne se sivjet do te kene te tjera pretendime dhe ato do te synojne ngjitjen ne Superlige.
Ulja ne stolin e tyre e trajnerit te suksesshem Samuel Nikaj, eshte shoqeruar me marrjen e disa lojtareve cilesore duke krijuar kesisoj nje ekip shume simpatik qe ne miqesoret e prag- sezonit po tregon vlera./SHKODRA-SPORT.COM/