Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, tekniku i Shpresave tha:

TRAJNERËT – “Këtu kanë ardhur trajnerë shumë të mirë, nuk mund t’i marr me emra, por Oto Bar i ka dhënë shumë Shqipërisë. De Biasi çoi Shqipërinë në Europian, ishte një zgjedhje shumë e mirë. Normalisht, do të ketë dhe zgjedhje të gabuara, por e rëndësishme është të korrigjohesh sa më shpejt.

Federata ka bërë zgjedhje të mira, dhe të gabuara. Nuk ka rëndësi sa kohë duhet të korrigjosh, trajneri Panuçi pati kohën e duhur për të bërë mirë. Plus që kishte dhe kontratën e tij. Nuk shoh ndonjë problem të madh te trajnerët e Shqipërisë, pasi shumica e zgjedhjeve kanë qenë të mira. Vendimet që ka marrë Reja, ka marrë vendime shumë të qeta dhe të mira. Ka marrë lojtarët që e meritojnë plotësisht të luajnë”.

PANUCCI – “Nuk shoh ndonjë problem as me Panuçin. Iku në Turqi dhe mori rezultat të mirë, por ende thoshin që është ekipi i De Biasit dhe ai nuk ka meritë. Meritat ishin të tijat. Pastaj, gjatë rrugës, pati problemet e tij dhe rezultatet nuk ishin të duhura.

REJA – “Ne jemi një Federatë e vogël, nuk mund të marrim emrat më të mëdhenj të futbollit. Kemi marrë më të mirët e mundshëm me aq mundësi sa kemi. Reja ka sa e sa ndeshje në Serie A dhe duhet të jetë nder i madh për shqiptarët që kemi një trajner të tillë këtu”./abcnews