Laçi – Kukësi është një nga përballjet më interesante të javës së 12-të të Superiores. Kurbinasit, pas ardhjes së Armando Cungut në krye të pankinës, kanë bërë mjaft mirë duke arritur të shfaqin maksimalisht potencialin e tyre.

Shkodrani është shprehur i kënaqur me paraqitjet e ekipit, megjithatë në çdo shtëpi ka gjithmonë vend për përmirësime.

Dueli me verilindorët është i rëndësishëm, ku do të tentohet me çdo kusht rezultati pozitiv. Para këtij takimi ka një “dhuratë” për Cungun, teksa me ekipin është rikthyer Eglantin Gjoni.

Qendërmbrojtësi ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë fushave për disa javë dhe tashmë është gati të kontribuojë për fanelën laçiane. Shtatlarti, që mban edhe shiritin e kapitenit, është vlerësuar si ndër më të mirët në kampionatin tonë./newsport/