Bylis do të luajë një ndeshje delikate, teksa nesër do të jetë mysafir në “Loro Boriçi” ndaj Vllazninë. Ekipi i drejtuar nga serbi Dovedan, kërkon me ngulm tri pikët për të vijuar ecurinë e mirë të këtij sezoni.
Ballshiotët janë “hirushja” e këtij edicioni, duke shtangur “bigët” e Superiores me rezultate surprizë. Bylis ka mposhtur në shtëpi ekipe si Kukësi, Tirana apo Flamurtari, teksa në transfertë ka dalë me pikë të plota në Korçë dhe barazuar ndaj Partizanit. Mallakastriotët janë ekipi I vetëm me një humbje, edhe ajo në javën e parë të Superligës në transfertë ndaj Teutës.
Kjo ecuri e mirë dhe vendi i tretë me vëtëm një pikë larg kryesuesve, ka shtuar “oreksin” e drejtuesve. Presidenca kërkon impenjim maksimal, teksa shohin Kupat e Europës në objektiv. Bylis do të luajë ndeshjen e javës së 11 në Shkodër, teksa ekipi vjen me dëmtime të shumta.
Infermieria e tyre është plot dhe veç Turabov, Ntephe, Qardakut apo Antoni e së fundmi, siç raporton newsport.al, edhe Ditmar Bicaj ka pësuar një dëmtim që duket se do e mbajë jashtë për disa javë. Qendërmbrojtësi qe me perpara ka luajtur edhe me Vllaznine, është një pikë fikse e prapavijës, duke zhvilluar paraqitje të mira me ekipin.
Me Peposhin të pezulluar për shkak kartonash, thuajse gjysma e titullarëve do të mungojnë përballë Vllaznisë, çka shton presionin e numrit një të stolit për formacionin titullar.